Barcelona triumfon ndaj Atletico Madridit
Jo më kot janë një ndër ekipet më të mira të Spanjës. “Katalanasit” e Barcelona kanë arritur një fitore të madhe mbrëmjen e kësaj të diele, teksa në “Estadio Municipal” mposhtën, me rezultatin minimal, 1 me 0, “Loc Colchoneros” të Atletico Madrid, në përballjen e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.
Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 28’-të të sfidës, ku pas një asistimi të Raphinha, ish-anësori i Atletico, i cili u largua nga këta të fundit mes shumë polemikash, Joao Felix driblon mbrojtjen e ish-skuadrës së tij, për të mposht më pas me një goditje potente portierin, Jan Oblak, për të “vulosur” rezultatin 1 me 0.
Falë kësaj fitoreje, Barça ngjitet në vendin e 3-të të renditjes, me teksa shkon në kuotën e 34 pikëve, 3 më shumë se Atletico Madrid, me “Los Colchoneros” që ndodhen në vendin e 4-t, me 31 pikë, por me një ndeshje më pak se “blaugranat”.