Barcelona triumfon ndaj Mallorcas

02 janar 2022 | 23:37

Barcelona ka marrë pikë të plota në përballjen e javës së njëzet në udhëtim te Mallorca.

Blaugranët kishin paraqitje më të mirë se ekipi vendas dhe kanë marrë notë mesatare më të lartë se kundërshtari.

Qendërmbrojtësi Gerard Pique është vlerësuar me notën më të lartë në këtë sfidë, i ndjekur nga golashënuesi Luuk de Jong dhe asistuesi Oscar Mingueza.

Mbrojtësi i djathtë i Mallorcas, Pablo Maffeo, është vlerësuar me notën më të ulët në këtë takim.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Mallorca 0-1 Barcelona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kësaj poliklinike i prin stomotologu që ka bërë emër me…