Barcelona uron Real Madridin për triumfin në Ligën e Kampionëve

02 qershor 2024 | 16:13

Real Madridi ka fituar për herë të 15-të trofeun më të vlefshëm evropian për klube, Ligën e Kampionëve.

Në finalen e zhvilluar në Wembley, Los Blancos triumfuan ndaj Borussia Dortmundit me rezultat 2-0.

Pak e besueshme, por ka ardhur urimi për Real Madridin edhe nga rivali i tyre i përbetuar, Barcelona.

Katalunasit kanë uruar në rrjetin sociale Twitter rivalët e tyre të përbetuar për suksesin e arritur në Ligën e Kampionëve.

Barcelona një gjë të tillë e ka bërë edhe në La Liga, duke uruar madrilenët për titullin e kampionit.

Përveç Barçës, klube nga gjithë bota kanë uruar madrilenët për këtë sukses që tanimë triumfi në ‘Champions’ për ta është bërë rutinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Silvinjo foli për gjendjen e skuadrës dhe theksoi se…