Barcelona: VAR-i duhet të përdoret në mënyrë korrekte  

24 shtator 2018 | 14:03

Në minutën e 33-të të ndeshjes mes Barcelonës dhe Gironës, që përfundoi 2-2, nisën polemikat. Përballë zonës së vendasve, Lenglet goditi me bërryl Pere Ponsin, pasi ky i fundit kishte shkaktuar faull.

Gjyqtari Gil Manzano shkoi të shikonte edhe një herë incidentin pasi vëzhguesit e VAR-it e këshilluan ta bënte këtë gjë. Pasi shikoi pamjet, gjyqtari vendosi që të ndëshkonte me të kuq mbrojtësin e Barcelonës. Me një vendim të tillë futbollistët dhe stafi i Barcelonës nuk ishin aspak dakord. Sergio Busquets u shpreh pas ndeshjes se VAR-i duhet përdorur në mënyrë korrekte.

“Lenglet bën një lëvizje natyrale, nuk është agresion. Pati kontakt, por topi ishte në tokë. VAR-i duhet të ketë të njëjtin kriter për të gjithë”, theksoi mesfushori i Barcelonës. Edhe trajneri Ernesto Valverde nuk është dakord me kartonin e kuq: “Nuk jam dakord me VAR-in. Mendova se gjyqtari po shikonte nëse sulmuesi goditi mbrojtësin tim. Nuk kishte fare agresion”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për shkak të…