Barcelona vazhdon me fitore

27 shkurt 2022 | 23:12

Skuadra katalonase ka vazhduar me formën e mirë, duke e mposhtur sonte Athletic Bilbaon me rezultat bindës 4:0, në kuadër të javës së 26-të në La Liga.

Aubameyang e shënoi golin e parë në minutën e 37të të ndeshjes.

Me rezultatin 1:0 u mbyllën edhe 45 minutat e parë. Ousmane Dembele e shënoi golin e dytë në minutën e 73-të të ndeshjes.

Kurse, minutat e fundit të ndeshjes ishin të jashtëzakonshme për katalonasit.

Luuk de Jong realizoi golin e tretë në minutën e 90-të, duke goditur bukur me kokë.

Krejt në fund, Depay shënoi për epilogun e këtij takimi, 4:0.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 45 pikëve në vendin e katërt.

Në anën tjetër, Athletic Bilbao mbetet i teti me 37 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenistja ukrainase Dayana Yastremska është larguar nga vendi i saj…