Barçës i lëndohen katër futbollistë në ndeshjet e kombëtareve
27 shtator 2022
| 15:13
Barcelona e ka pësuar më shumë nga të gjitha skuadra nga ndeshjet e kombëtareve në këtë muaj. Memphis Depay dhe Frenkie de Jong e kanë paguar shtrenjtë, ashtu si Kounde dhe Araujo që u dëmtuan më herët.
Të dy holandezët u janë nënshtruar testeve mjekësore me Barçën, të cilat kanë konfirmuar shqetësimet. Klubi katalanas, përmes një deklarate ka raportuar shqetësimin se nuk janë në dispozicion të trajnerit Xavi, por nuk ka treguar kohën e parashikuar që duhet të qëndrojnë larg fushave të lojës.
Dy lojtarët holandezë kanë humbur rolin e titullarit në këtë sezon dhe tashmë vijnë edhe dëmtimet.