Bardella i thotë ‘jo’ dërgimit të trupave dhe raketave me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë
19 qershor 2024
| 16:21
Lideri i partisë së ekstremit të djathtë së Tubimit Kombëtar, Jordan Bardella, ka dalë kundër dërgimit të trupave franceze në Ukrainë dhe raketave me rreze të gjatë veprimi në Kiev.
Ai, megjithatë, ka favorizuar qëndrimin që Franca duhet të vazhdojë të dërgojë municione në Ukrainë.
“Ndryshe nga presidenti Emmanuel Macron, unë jam kundër dërgimit të trupave franceze në Ukrainë”, ka thënë ai.
Bardella ka përjashtuar gjithashtu dërgimin e raketave me rreze të gjatë që mund të godasin tokën ruse.