Bardh Krasniqi emërohet drejtori i ri i sportit në Komunën e Prishtinës
Bardh Krasniqi është emëruar në postin e drejtorit të Drejtorisë së Sportit në Komunën e Prishtinës. Kështu ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se Krasniqi vjen në këtë pozitë si profesionist për ta quar edhe më përpara fushën e sportit.
Postimi i plotë i Ramës në Facebook:
Të dashur qytetarë dhe dashamirës të sportit,
Me shumë kënaqësi ju njoftoj me Drejtorin e ri të Sportit në Kryeqytet, Bardh Krasniqi.
Bardhi, një ish basketbollist i shquar në skenën vendore e ndërkombëtare vjen në këtë pozitë si profesionist për ta quar edhe më përpara fushën e sportit.
Ai do të punojë në ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive në kryeqytet, për të mundësuar zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme e të shumta këtë vit në Prishtinën tonë, e shpallur “Qytet i Sportit”.
Po ashtu, Bardhi do të angazhohet për realizimin e projekteve për ta bërë kryeqytetin gati për “Lojërat Mesdhetare 2030”, gjë që jemi të bindur se do t’ja arrijë fal sukseseve akademike në Stamboll, dhe profesionalizmit të tij të treguar ndër vite në themelimin, menaxhimin e shumë kompanive dhe projekteve në fushën e telekomunikimit brenda dhe jashtë vendit.