Bardhec Seferi rizgjedhet kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Mitrovicës
26 janar 2025
| 12:18
Lidhja Rajonale e Futbollit të Mitrovicës ka mbajtur Kuvendin e saj zgjedhor, ku Bardhec Seferi mori besimin unanim të delegatëve të pranishëm në Kuvend për një mandat të ri në krye të LRM-s.
Bordi i ri i përzgjedhur në këtë Kuvend përbëhet nga: Xhavit Ala, Vehbi Brahimi, Granit Koci, Naim Ferizi, Besim Haxhiu dhe Rafet Prekazi.
Seferi, duke falënderuar delegatët për besimin e dhënë për mandatin katërvjeçar, u zotua se do të vazhdojë të mbështesë dhe të jetë në shërbim të klubeve dhe shkollave të futbollit në Rajonin e Mitrovicës, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të futbollit në këtë rajon.