Bardhekaltrit barazojnë serinë gjysmëfinale në 1:1

24 prill 2025 | 07:56

Në një super ndeshje, me super atmosferë dhe dramë deri në fund, Sigal Prishtina fitoi ndaj Trepçës 90:83 (13:23, 23:18, 20:14, 21:22, 13:6), pas vazhdimeve.

Në pjesën e dytë u zhvillua një dramë e vërtetë deri në çastet e fundit, ku emocionet ishin të jashtëzakonshme në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Në sekondat e fundit, vendasit kishin epërsi, por në fund ishte Tekele Cotton që barazoi shifrat me dy pikë nga gjuajtjet e lira për 77:77. Edhe në vazhdime drama vazhdoi, por në fund, prishtinasit ishin më të vëmendshëm për të fituar 90:83.

Te vendasit u dalluan Jordan Davis me 23 pikë e shtatë kërcime dhe Rashid Mahalbashiq me 15 pikë e nëntë kërcime, kurse te mysafirët Tekele Cotton ishte më i dalluari me 19 pikë, nëntë kërcime e shtatë asistime.

Seria gjysmëfinale u barazua në 1:1, derisa ndeshja e ardhshme zhvillohet të shtunën në Mitrovicë. Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i politikave, Shenoll Muharremi ka bërë një reagim, referuar…