“Bardhësitë e atdheut”, dokumentimi i shkëlqyeshëm i 27 777 lavdive shekullore të atdheut
Enciklopedia e përmasave gjithëkombëtare, përveç 3 000 dëshmoreve dhe dëshmorëve e heronjve e heroinave të tri luftërave të UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇK-së, tashmë ka në vetvete 28 777 fakte, dokumente, dëshmi dhe madhështi gjithëkombëtare dhe gjithëpërfshirëse. Autori i saj, reporter dhe veteran i luftërave të UÇK-së, Afrim Mustafa, tregon se deri tash nuk ka pasur aspak përkrahje nga institucionet për ta botuar, ribotuar dhe promovuar enciklopedinë e trojeve shqiptare. Përkthimi i veprës madhore gjithëpërfshirëse është tejet i domosdoshëm dhe kërkohet nga institucionet tona qendrore dhe lokale që urgjentisht ta bëjnë financimin e këtij aseti gjithëkombëtar. Falënderojmë për përkrahje, veçmas në vazhdimësi, Enver Avdyli-Rafunën, ish-epror i luftërave të UÇK-së, aktualisht drejtor i Shoqatës Humanitare “Diaspora” në Kosovë. Në veçanti falënderojmë mjekun e luftës së UÇK-së, kirurgun e mirënjohur dr. Fadil Beka
Nga: Ekipi hulumtues, dokumentues dhe promovues i enciklopedisë gjithëkombëtare “Bardhësitë e atdheut”
Enciklopedia gjithëkombëtare me 3 000 dëshmore dhe dëshmorë të luftërave të UÇK-së, “Bardhësitë e atdheut” e autorit, reporter dhe veteran i luftërave të UÇK-së, Afrim Mustafa, vazhdon të bëjë jehonë gjithandej opinionit mbarëshqiptar, por edhe më gjerë në botë. Kjo vepër madhore gjithëpërfshirëse tashmë është përplotësuar dhe shtuar, me fakte, dokumente dhe mijëra dëshmi dhe argumente.
“Bardhësitë e atdheut” tashmë në vetvete përmban 28 777 fakte, dëshmi, fotografi, dokumente dhe argumente gjithëpërfshirëse dhe gjithëkombëtare, por gjejmë këtu edhe fakte dhe fotografi e dëshmi edhe ndërkombëtare, e sidomos dëshmi të përkrahjeve ndërkombëtare për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës.
Libri, i cili tashmë ka epitetin e enciklopedisë më të kërkuar dhe më të pëlqyer në trojet shqiptare, tashmë ka përjetuar disa ribotime, ndonëse gjithherë, në mungesë kushtesh, është botuar në ekzemplarë të kufizuar.
“Bardhësitë e atdheut” tashmë ka 1 841 faqe, me gjithsej 17 200 fotografi dhe me, siç u tha, 28 777 fakte, dëshmi dhe argumente gjithëpërfshirëse. Deri tash, sipas ekipit hulumtues dhe dokumentues e publikues të enciklopedisë “Bardhësitë e atdheut”, është promovuar 247 herë nëpër treva, qytete, kryeqytete dhe vendbanime të tjera në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Austri dhe gjetiu.
Autori, ish-reporter i drejtpërdrejtë i luftërave dhe tash veteran i UÇK-së, Afrim Mustafa, ndihet krenar që ka arritur t’i shkruajë, hulumtojë dhe publikojë të gjitha këto fakte dhe dëshmi shumëpërfshirëse brenda një libri të vetëm, i cili është i pari dhe i vetmi, i tillë, gjithëpërfshirës dhe gjithëprezantues në krejt trojet shqiptare… “Bardhësitë e atdheut”, me dëshmorët e UÇK-së në Kosovë, UÇPMB-së në Kosovën Lindore dhe UÇK-së në Maqedoni, brenda tij ka edhe tre dëshmorët nga shtetet e huaja: algjerianin Murad Muhamed Ali, francezin Arrnaud Piere Paillard dhe italianin Françesko Bideri Biella, të cilët erdhën, luftuan dhe ranë heroikisht me emblemën e UÇK-së për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës.
Gjithashtu, brenda enciklopedisë së trojeve shqiptare prezantohen edhe 71 dëshmorët nga Shqipëria, rënë nga vitet: 1997-2001 në Kosovë dhe në Maqedoni.
Autori Afrim Mustafa falënderon me respekt për organizimin e promovimeve të para të enciklopedisë gjithëkombëtare, veçmas dy kryetarët e Komunës së Ferizajt: Bajrush Xhemajlin dhe Agim Alium, të cilët organizuan solemnisht dy promovime solemne të enciklopedisë, e ku pati edhe mysafirë të shumtë dhe referues, personalitete të rëndësishme, si: Gjeneralmajor Shukri Buja, Xhavit Jashari (ShFDUÇK), Gafurr Bytyçi, Njazi Iseini nga Tetova etj. Promovimet vazhduan nga komuna e Strugës dhe kryetari i nderuar, Ramiz Merko, i cili, po ashtu, solemnisht promovoi, para shumë të pranishmëve, enciklopedinë gjithëkombëtare me të gjithë dëshmorët dhe heronjtë e luftërave tona të atdheut. Promovim me respekt për “Bardhësitë e atdheut” organizuan edhe: Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë nën udhëheqjen e veprimtarit të shquar, kryetarit dr. Sulejman Rexhepi.
Rexhepi veprën e përmasave gjithëkombëtare e promovoi edhe në manifestimet e Vitit të Ri Islamik-Hixhri, ku pati mbi 4 500 pjesëmarrës në sallat masive në Shkup. Promovime të suksesshme u organizuan edhe nga Komuna e Çairit, rajoni i Shkupit, të udhëhequr nga Izet Mexhiti, kryetar, por edhe nga Shoqata Botuese “Prokult” në Podujevë, me kryetarin z. Fatmir Halimi.
“Bardhësitë e atdheut” u promovua solemnisht dhe me manifestim të veçantë edhe nga z. Naim Tërrnava, kryetar i Bashkësisë Islame dhe dr. Fahrush Rexhepi, dekan i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë. Po ashtu, OVL e UÇK, selia qendrore në Prishtinë, më 28 mars të vitit 2017 librin e përmasave gjigante e promovoi në selinë e kësaj organizate, organizuar nga kryetari Hysni Gucati.
Aty folën: Komandanti i mirënjohur Nasim Haradinaj, historiani dr. Hakif Bajrami, Behram Hoti, Ismail Selmani-komandant “Mala” e të tjerë. Ky promovim pati jehonë të thellë në opinionin kosovar dhe në atë gjithëshqiptar.
Për “Bardhësitë e atdheut” deri tash kanë folur dhe shkruar plot e plot personalitete gjithëkombëtare, të cilat këtë vepër madhore e vlerësuan pasuri gjigante dhe aset kombëtar për të gjithë shqiptarët. Publikimet e personaliteteve intelektuale, ushtarake, akademike, institucionale dhe gjeneralë të luftërave të UÇK-së për veprën e mirënjohur me 3 000 dëshmore dhe dëshmorë, u publikuan dhe u botuan në shumë media, por kryesisht ato i transmetoi në mënyrë profesionale dhe të vazhdueshme e përditshmja “Epoka e re”, për të cilën autori shpreh falënderime të thella.
Po ashtu, promovues ishin edhe RTK-ja, gazeta “Bota sot”, gazeta “Lajm” në Shkup, “Kosovapress”, MTV 2 në Shkup, televizioni “Syri Vision” në Gjakovë, “Opinion” dhe “Besa” në Prizren, TV “Koha” në Tetovë, shou programi i njohur “Odeon”, udhëhequr nga Mihrije Braha-Abazi dhe Naim Abazi.
Ata që shkruan dhe vlerësuan lart enciklopedinë e trojeve shqiptare janë: Akademikët Esat Stavileci, Pajazit Nushi, Mehmet Halimi, si dhe personalitetet e mirënjohura, gjithashtu: dr. Jakup Krasniqi, Bislim Zyrapi, dr. Sabri Kiçmari, gjeneralët: Kudusi Lama, Shukri Buja, Rrustem, Berisha, Rrustem Mustafa, dr. Nexhat Çoçaj, Sokol Dobruna, Elmi Reçica, veprimtarët dhe historianët: dr. Jahja Drançolli, Xhavit Jashari, dr. Don Lush Gjergji, dr. Agim Zogaj, dr. Fahrush Rexhepi, Shefqet Dibrani, dr. Selim Daci, dr. Teuta Hadri, Behram Hoti, mr. Bahri Gashi, Avdyl Bajrami, mr. Hajrush Kurtaj, Izet Avdyli, Zymer Mehani, Idriz Çuni, Lulzim Mulliqi, Gazmend Islami dhe shumë e shumë të tjerë…
Por, ajo që na brengos më së shumti është mospërkrahja institucionale e ribotimit, botimit me ngjyra dhe përkthimit në gjuhët e huaja të enciklopedisë.
Autori, por edhe plot e përplot bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë, kërkojnë nga institucionet qendrore dhe ato lokale që të financojnë në misionin e botimeve dhe realizimin e përkthimit në gjuhën angleze, sepse përkthimi në anglisht i enciklopedisë do të jetë një sukses tepër i madh për të gjithë shqiptarët.
Duke treguar për rrugëtimin dhe sukseset e botimeve dhe promovimeve të enciklopedisë gjithëkombëtare “Bardhësitë e atdheut”, autori Afrim Mustafa, falënderon disa bashkëluftëtarë dhe bashkëveprimtarë për përkrahjen e herëpashershme. Ai përmend për solidarizimin me enciklopedinë, veçmas Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe sekretarin e këtij institucioni të nderuar, dr. Shkëlzen Syla.
Ish-MFSK-ja, tash Ministria e Mbrojtjes, ka blerë herë pas here nga disa ekzemplarë të “Bardhësitë e atdheut”. Po ashtu, misionin e promovimit të librit me pak mjete e përkrahen edhe Komuna e Suharekës me Bali Muharremajn, kryetar dhe komuna e Istogut me Haki Rugovën.
Me zemër e me shpirt, për promovimet e deritashme dhe sukseset e enciklopedisë, u përkujdes, veçmas, kirurgu i mirënjohur dhe mjeku i UÇK-së, dr. Fadil Beka nga Tica e Skenderajt. Ndërsa falënderojmë për solidarizimin edhe Tomë Mrijaj, veprimtar me punë në ShBA, Enver Maliqi, afarist, Jeton Zejnullahu nga Banulla e Lipjanit, veprimtar në Zvicër dhe Hamit Qazim Hamit nga Shkupi, që vepron dhe punon në Norvegji.
Po ashtu, dua ta falënderoj Nexhat Ejupi nga Shtimja i cili kontribuoi në shtypjen e 40 ekzemplarëve të enciklopedisë. Nexhati, po ashtu, është një nga përkrahësit e mëdhenj për familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, martirëve dhe shumë skamnorëve në Kosovë dhe më gjerë.
Falënderojmë edhe Shefqet Bacajn nga Lismiri i Fushë-Kosovës, Ragip Kukajn nga Drenica dhe Sami Fejzën nga Mitrovica me punë në Gjermani për solidarizimi me enciklopedinë.
Por nuk do të harrojmë asnjëherë kontributin e veçantë të komandantit të mirënjohur të UÇK-së, “Skifteri 500”, njeriut madhështor, Nexhmi Krasniqi nga Tërpeza e Malishevës, aktualisht drejtor i Policisë Rajonale të Kosovës në Prizren, për mbështetjen e sinqertë promovuese të librit “Bardhësitë e atdheut”.
Përherë u jam dhe do t’u jem falënderues për solidarizimin me enciklopedinë e trojeve tona, qoftë edhe duke e promovuar edhe personalisht, apo edhe me blerjen e nga një ekzemplari të këtij botimi, veçmas edhe mikeshave dhe miqve: Bashkim Qazimi nga Kumanova, Nazmi Bio Mulaku, Bekim Brestovci, Pren Gjokaj, komandant, Fatmir Sopi, ish-redaktorin e “Rilindjes” dhe “Kosovapress”-it, Qemal Aliu, komandant Binak Gashi, Fejzi Mustafa, komandant, Nazmi Hajredini, komandant, Bedri Llapashtica – “Bedi”, Afrim Ajredini, komandant, “Bokseri” – Selajdin Aziri, Sadullah Xhemajli, Arsim Janova, Hysni Maholli, Rilind Bytyçi, Isni Suma – “Dimca”, Bilall Maliqi, Isa Maloku, Muhamet Beqiri, me familjen e tij, Beiqi nga Baksi i Skenderajt etj.
Falënderimin më të thellë e kam për një bashkëveprimtar dhe bashkëluftëtar: Njeriun e tri luftërave të UÇK-së dhe luftës së Kroacisë, Enver Avdyli – Rafuna, një humanitar i veçantë dhe i pandalshëm. Enver Avdyli aktualisht është drejtor i Shoqatës Humanitare gjigante “Diaspora” në Kosovë dhe më gjerë, shoqatë e cila vetëm gjatë dy vjetëve të fundit ndërtoi dhe dhuroi për skamnorët, 54 shtëpi në Kosovë dhe në Shqipëri. Enveri ka premtuar se do të angazhohet me mish e me shpirt për ribotimin dhe përkthimin e enciklopedisë “Bardhësitë e atdheut” në gjuhën angleze, gjermane, italiane dhe serbe dhe për sjelljen e këtij kapitali gjithëkombëtar në krejt botën.
Enciklopedia gjithëkombëtare me 3 000 dëshmore dhe dëshmorë, si dhe me 28 777 dokumente dhe argumente gjithëkombëtare “Bardhësitë e atdheut”, përmbyllet me 45 presidentët amerikanë, nga i pari, Xhorxh Uashington, e deri te presidenti aktual amerikan Donald Trump, në shenjë nderimi për kontributin e madh të ShBA-së për UÇK-në dhe për lirinë e Kosovës.
Promovimi solemn i enciklopedisë gjithëkombëtare “Bardhësitë e atdheut” nga OVL e UÇK, selia qendrore në Prishtinë, e udhëhequr nga kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj. Promovimi u realizua më 28 mars të vitit 2017.
Enciklopedia “Bardhësitë e atdheut”, e autorit Afrim Mustafa, u mirëprit dhe u promovua solemnisht nga familja e kryelegjendarit Adem Jashari. Në kullën e Jasharëve, kryefamiljari Rifat Jashari, nderoi me mirënjohje të veçantë Afrim Mustafën, duke e falënderuar për sjelljen në dritë të këtij kapitali shumë të rëndësishëm për çdo shqiptar, kudo ku ndodhet ai. Rifat Jashari falënderoi Afrim Mustafën edhe për raportimin e tij drejtpërdrejt nga lufta e UÇK-së nga Drenica, nga Prekazi, Prelloci, Likoshani, Qirezi, Likoci, Gllanasella, Godanci dhe Guri i Plakës, ku autori ishte qysh nga maji i vitit 1998.
Dy çlirimtarët e lirisë dhe ndër të parët e lavdisë së UÇK-së: Komandanti i nderuar, Avdyl Mushkolaj, një nga themeltarët e parë në Zonën Operative të Dukagjinit dhe Gazmend Syla, një nga çlirimtarët më të rinj, nderojnë me shumë respekt enciklopedinë e trojeve shqiptare “Bardhësitë e atdheut”, të autorit, reporter dhe veteran i UÇK-së, Afrim Mustafa.
Prezantim dinjitoz në RTK për promovimet dhe rrugëtimet e enciklopedisë gjithëkombëtare në trojet shqiptare, “Bardhësitë e atdheut”. Me moderatoren e shkëlqyeshme, Edita Sopjani, 9 mars 2019.
Autori Afrim Mustafa me komandantin e mirënjohur Enver Avdyli-Rafuna dhe me Liridon Lipën duke promovuar enciklopedinë gjithëkombëtare “Bardhësitë e atdheut” në Radion “Istogu” në Komunën e Istogut.