Bardhi flet për shtyrjen e ndeshjes Maqedoni-Kosovë
20 mars 2020
| 17:57
Enis Bardhi, lojtari me origjinë shqiptare që përfaqëson Maqedoninë e Veriut, ka deklaruar në një intervistë për “Fan Zone” se ai nuk ka frikë nga këto ditë izolimi, sepse është mësuar të jetojë i vetëm që 16-vjeç.
24-vjeçari që luan me Levanten në Spanjë foli gjithashtu për ndeshjen Kosovë-Maqedoni, në kuadër të Ligës së Kombeve, duke u shprehur se më mirë që u shty sesa të luhej pa tifozë.
Mesfushori Bardhi foli edhe për mënyrën sesi po kalon ditën, e cila është e fokusuar te programi stërvitjes dërguar nga klubi, ndërsa thekson se shëndeti është gjëja më e rëndësishme në këto momente.