Bardhi infektohet me Covid
27 maj 2021
| 16:49
Gazeta spanjolle “AS” ka bërë publik lajmin se lojtari shqiptar, Enis Bardhi është infektuar me Covid-19.
Mesfushori i Levantes ka rezultuar pozitiv pas testit që u zhvillua me mbërritjen e tij në kampin e kombëtares së Maqedonisë së Veriut ku ishte dhe i ftuar për dy miqësoret në qershor kundër Kazakistanit dhe Sllovenisë.
Tani mbetet për tu parë nëse trajneri maqedonas do të presë apo do ta zëvendësoje Enis Bardhin, pasi Maqedonia e Veriut po përgatitet për arritjen historike teksa do të marrë pjesë për herë të parë në Kampionatin Evropian.
Bardhi humbi gjithashtu dhe ndeshjen e “play-off” me Maqedoninë pas një dhimbje në shpinë dhe tani rrezikon dhe pjesëmarrjen në kompeticionin i cili do të zhvillohet në verë.