Bardhi kalon te Trabzonspori

10 gusht 2022 | 11:13

Enis Bardhi do të vesh fanellën e skuadrës së Trabzonsporit. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja spanjolle “Marca”, e cila raporton se është arritur marrëveshja mes palëve për një marrëveshje 3-vjeçare.

Ndonëse Olimpiakosi, plot dy javë ishte në negociata me Levanten për transferimin e Bardhit dhe në momentin e fundit garës i është bashkuar edhe Elche spanjolle, në fund reprezentuesi i Maqedonisë u largua për në Turqi.

Përveç tre milionë eurove për transferim, Levante do të marrë edhe një bonus për këtë transferim dhe tashmë pritet që Bardi të vijë në klubin e ri për ekzaminimet mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve…