Bardhi largohet nga Levante, kjo pritet të jetë skuadra e re

25 korrik 2020 | 18:49

Reprezentuesi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi është pranë transferimit te ekipit i Valencias, raportojnë mediat spanjolle.

Sipas futbolistos.es Bardhi pritet të zëvendësojë kapitenin Dani Parejo i cili pritet të largohet nga “Mestalla” këtë verë, transmeton Shenja.

Ekipin e Valensias do ta braktisin disa futbollistë këtë merkato pas një sezoni të dështuar, ndërsa për këtë shkak pritet të shitet Pareho, njofton Shenja.

Sipas informatave që vijnë nga Spanja, negociatat e Valensias me Bardhin janë në fazë të avansuar, ndërsa pritet që gjithçka të vendoset para fillimit të sezonit të ri.

Bardhi këtë sezon ka shkëlqyer me Levanten duke shënuar 7 gola në 30 ndeshje të zhvilluara. Bardhi është duke zhvilluar sezonin e 3-të me Levanten, ndërsa kalimi tek Valencia do të ishte një hap para në karrierën e tij.

Çmimi i Bardhit në treg është 20 milionë euro, ndërsa nga Valencia bëjnë të ditur që mund të sigurojnë shërbimet e shkupjanit për një shumë më të vogël.

Për shërbimet e Bardhit në garë ishte edhe Arsenali, mirëpo oferta e Valencias ishte më konkrete dhe për këtë shkak shkupjani me shumë gjasa sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e ekipit spanjoll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Italisë në Prishtinë ka organizuar webinar-in me temën…