Bardhi: Maqedonia po ndryshon mentalitetin e saj

21 qershor 2021 | 22:17

Maqedonia e Veriut sot e ka përmbyllur aventurën e saj në Kampionatin Evropian.

Ata u kualifikuan për herë të parë në një garë të tillë, por dështuan të fitonin ndonjë ndeshje, ose të paktën ndonjë pikë, shkruan Gazeta Express.

Sonte, Maqedonia e Veriut u mposht me rezultat 0:3 nga lideri i grupit C, Holanda.

Pas ndeshjes, Enis Bardhi tha se duan sërish të luajnë një një garë të madhe dhe se Maqedonia po ndryshon mentalitetin e saj.

“Kishim tre ose katër javë të vështira. Duhet të pushojmë pak. Duam të luajmë përsëri në një konkurs të madh. Maqedonia po ndryshon mentalitetin e saj. Të gjithë e dinë tani dhe ne duhet ta përsërisim këtë sukses”, ka thënë Bardhi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka…