Bardhi para ndeshjes me Italinë: Dëshirojmë rezultat pozitiv
Maqedonia e Veriu të shtunën në Shkup e pret Italinë për ndeshjen e vlefshme të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2024.
Italianët kërkojë hakmarrje për humbjen dhe eliminimin në “play-off” nga Maqedonia që kishin marrë para një viti në Palermo. Kapiteni Enis Bardhi ka thënë se është nderë për të që të bartë shiritin e kapitenit në një Kombëtare ku ka shumë lojtarë udhëheqës.
“Ky është një moment shumë emocionues për mua. Të jesh kapiten i Maqedonisë nuk është punë e vogël. Këtu ka shumë lider dhe kapiten, të cilët edhe pse nuk mbajnë shiritin e kapitenit, janë të gjithë bartës të përfaqësueses”, ka thënë Bardhi. Futbollisti shqiptar ka bërë me dije se ndaj Italisë e kanë synim që të marrin një rezultat pozitiv.
“Po hapim një faqe të re, ne dëshirojmë një rezultat pozitiv, sigurisht që nuk do të jetë e lehtë, por besojmë në veten tonë. Kur një skuadër pëson ndryshime nuk është e lehtë, kemi lojtarë të rinj që vijnë në përfaqësuese, kështu që nuk është e lehtë ta kalosh atë ndryshim, besoj se kemi përvojën për ta menaxhuar këtë situatë dhe për të marrë një rezultat të mirë. Vetëm të bashkuar mund të arrijmë rezultatet e dëshiruara”, ka shtuar Bardhi. Ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Italisë do të luhet në arenën “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 20:45.