Bardhi Rexha operohet me sukses: Rikthehem edhe më i fortë
Basketbollisti Bardhi Rexha i është operuar me sukses në meniskun lateral, pas lëndimit që pësoi në në Lojërat Mesdhetare “Heraklion 2023” ku e ka përfaqësuar Kosovën në garën 3X3.
“Dua të konfirmoj se i jam nënshtruar me sukses operimit në meniskun lateral dhe tash jam i fokusuar plotësisht në fazën e rikuperimit, ku mezi pres të kthehem në parket edhe më i fortë. Dua të falënderoj Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) që në mënyrë jashtëzakonisht profesionale e trajtoi rastin tim bashkë me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) dhe më qëndruan pranë nga momenti i parë kur e kam pësuar lëndimin”, ka thënë Rexha.
“Falënderoj mjekët e jashtëzakonshëm të Royal Medical Hospital që mundësuan që operimi të kryhet me sukses dhe që të filloj menjëherë me fazën e rikuperimit. Falënderoj gjithashtu edhe klubin tim KB Vëllaznimi dhe bashkëlojtarët që më kanë ofruar mbështetje maksimale. Falënderoj familjen dhe shoqërinë, ju premtoj të gjithëve se do të kthehem më i fortë!”, ka shtuar basketbollisti Rexha.