Bardhi sërish pozitiv në testin për Covid

04 qershor 2021 | 12:08

Enis Bardhi nuk mund të bashkohet me kolegët e tij në përgatitjet e Maqedonisë, pasi që rezultoi pozitiv me koronavirus.

Bardhi nga sot morri të drejtën që të largohet nga faza e izolimit dhe të fillojë me stërvitjet individuale, mirëpo mesfushori shqiptarë do të duhet të pres që të bashkohet me lojtarët e tjerë. Edhe në testin e ri për Covid-19 doli pozitiv , ashtu nuk duhet të ketë kontakte me asnjë nga anëtarët e tjerë të anëtarët të Maqedonisë.

Maqedonia të premten do të zhvilloje sfidën e fundit kontrolluese, kundër Kazakistanit, ndërsa të martën do të niset për në Bukuresht. Pritet që Enis Bardhi të hënë sërish të testohet, pas se cilës do ët mësohet se do të shkojë me ekspeditën e Maqedonisë.

Të përzgjedhurit e Igor Angelovskit, do të debutojnë në “Euro 2020” më 13 qershor kundër kombëtares së Austrisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka paralajmëruar se…