Bardhi shkon te Besa
05 nëntor 2018
| 16:44
Njëri nga lojtarët më të mirë në futsallin e Kosovës, Bardh Kelmendi e ka përforcuar ekipin e Besës. Kelmendi ishte pjesë e skuadrës së Feniksit nga Drenasi, por pas shuarjes se tij ai ka vendosur t’i bashkohet ekipit pejan.
“Bardh Kelmendi ka vendosur që t’i bashkohet Besës në rrugëtimin drejt titullit dhe pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare. Kelmendi zgjodhi FC Besën duke e ditur rëndësinë dhe peshën e madhe që ky klub ka për sportin dhe futsallin kosovarë”, thuhet në njoftimin e Besës.
Bardh Kelmendi ka nënshkruar një kontratë profesionale e vlefshme për kampionatin 2018/19, por me mundësi vazhdimi edhe për vitet tjera.
/Epoka e re/