Bardhi, specialist për të shënuar ndaj Atleticos  

29 tetor 2021 | 13:56

Reprezentuesi i Maqedonisë, Enis Bardhi është rikthyer këtë javë në fushat e futbollit, pas më shumë se një muaji dhe mbrëmë me dy penallti të realizuara, nuk ka lejuar që Levante të humbasë ndaj kampionit Atletico Madridit, duke siguruar një pikë në barazimin 2-2.

Levante nuk ka fituar pas 11 ndeshjeve dhe për Bardhin janë golat e parë të sezonit dhe ajo që është më interesante, për herë të fundit që mesfushori shqiptarë shënoi në La Liga, ishte më 17 shkurt, kundër të njëjtit kundërshtar  Atletico Madridit.

“Jam i kënaqur që arkëtuam një pikë. Ishim në një seri te keqe. Kjo skuadër është çdoherë i gjallë dhe këtë e dëshmuam në shumë raste. Nuk mendojë se pikët që i kemi arkëtuar deri më tani, janë shumë të rëndësishëm. Ne duhet të shohim gjërat para nesh dhe pas kësaj ndeshje, ne do të ecim para dhe do të shtojmë vetbesimin tonë. Kjo është ajo më kryesore dhe më pozitive për ne”, ka thënë Bardhi.

Bardhi ka zhvilluar asnjë ndeshje prej lëndimit të marrë në përballjen Maqedoni- Rumani, më 8 shtator, kur dëmtoi muskulin e kofshës. Mirëpo tani e ka kapur ritmin në kohë para dy ndeshjeve eliminatore për Botërorin “Katar 2022” dhe mund të ndihmojë Maqedoninë në sfidat ndaj Armenisë më 11 nëntor dhe Islandës më 14 nëntor. Kujtojmë se Levante ka gjashtë barazime dhe pesë humbje në 11 ndeshje deri më tani, dhe së bashku me Getafen janë të vetmit në La Liga që nuk kanë fitore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Dukagjin Pupovci…