Bardhyl Mahmuti debatoi me studentët e Universitetit të Prishtinës: Krimet sërbe të ndëshkohen
Instituti i studimeve sociale dhe Humanistike ISSH & Këshilli studentor “Reforma” organizuan diskutimin me politologun Bardhyl Mahmutin me temë: Gjenocidin në Kosovë si plagë e hapur në ambientet e Fakultetit Filozofik.
Në prezencë të një numri të madh studentësh të historisë, filozofisë, shkencave politike, antropologjisë, studiuesi dhe veprimtari Bardhyl Mahmuti në paraqitjen e tij u fokusua te terminologjia e gabuar që përdoret ndër shqiptar.
Ai mëtej foli mbi punën dhe angazhimin e Qendrës që trajton krimet që sërbët i kanë bërë në Kosovë duke potencuar se çdo krim lipset evidentuar.
Poashtu në diskutim u inkuadruan profesorët Bujar Dugolli, Muhamet Mala, Ibrahim Gashi, Arsim Sinani etj. Studentët u interesuan dhe shtruan shqetësimet e tyre mbi çështjen e gjenocidit sërb mbi popullin shqiptar në Kosovë.
Bardhyl Mahmuti ishte i shoqëruar me Adnan Asllanin dhe Agush Bujën ndërsa në fund studentëve dhe të pranishmëve ua shpërndau librin e tij të fundit “Eskadronët e vdekjes”.