Bardhyl Mahmuti dhe Ramadan Avdiu vizitojnë çlirimtarët në Hagë
Veprimtarët Bardhyl Mahmuti dhe Ramadan Avdiu kanë vizituar në Hagë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin.
Ndërkaq vizita te Salih Mustafa nuk u është mundësuar.
“Në njëvjetorin e paraburgosjes së personaliteteve të shquara të lirisë së Kosovës, më 6 dhe 7 nëntor vizituam Jakup Krasniqin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin. (Vizita për Sali Mustafën nuk na u mundësua). Gjatë takimeve që patëm bisedat u zhvilluan rreth kujtimeve që lidhen me të kaluarën tonë të përbashkët, diskutuam për vepra të ndryshme shkencore e artistike dhe në asnjë rast nuk folëm rreth motiveve të pararaburgosjes apo jetës në burg”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Bardhyl Mahmuti.
Ai ka treguar se gjatë gjithë kohës sa qëndruan aty, bashkë ata pasqyronin karakterin e njerëzve të qeshur, optimistë dhe të pathyeshëm, ishte e vështirë të shihje çlirimtarët të privuar nga liria!
“Pas përfundimit të vizitës kthehemi me ndjenjën se një pjesë e lirisë sonë mbahet prapa grilave”, ka shkruar Bardhyl Mahmuti.