Bardhyl Mahmuti e Jakup Krasniqi nderuan Demaçin e Jashar Salihun
17 dhjetor 2018
| 20:05
Ish-përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), politologu Bardhyl Mahmuti, i shoqëruar nga ish- zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, kanë bërë të hënën homazhe te varri i prijësit shpirtëror të çlirimit dhe lirisë së Kosovës, heroit Adem Demaçi, si dhe te varri i atdhetarit, gjeneralit dhe diplomatit të spikatur të UÇK-së, Jashar Salihu.