Bardhyl Mahmuti: Kosova është djepi i barbarisë dhe gjenocidit serb ndaj shqiptarëve
Politologu Bardhyl Mahmuti, ka thënë se Kosova është djepi i barbarisë dhe gjenocidit serb ndaj shqiptarëve.
Në këtë drejtim, Mahmuti ka thënë se ofensiva e Serbisë për ta prezantuar Kosovën si “djep të civilizimit serb dhe pjesë të Serbisë” ka marrë përmasa të mëdha si asnjë herë më parë.
Ai ka thënë se kësaj ofensive shqiptarët duhet t’i përgjigjen njëzëri. “Ofensiva e gjithanshme e ekstremizmit politik serb dhe e fundamentalizmit ortodoks të Serbisë për ta prezantuar Kosovën si ‘djep të civilizimit serb dhe pjesë të Serbisë’ ka marrë përmasa të mëdha si asnjë herë më parë. Kësaj ofensive duhet t’i përgjigjemi me fakte dhe njëzëri: Të gjithë atyre që janë lëshuar në këtë lloj propagande duhet t’u themi që, nëse kanë mundësi, t’i bëjnë një ‘analizë gjenetike’ tokës së Kosovës dhe do të binden se është e stërmbushur me ADN-në nga gjaku dhe djersa e shqiptarëve. Kosova vërtetë është djepi i barbarisë dhe gjenocidit serb ndaj shqiptarëve!”, ka shkruar Mahmuti në llogarinë e vet në “Facebook”.
Këtij shkrimi në “Facebook”, Mahmuti ia ka bashkangjitur edhe një fotografi, e cila dëshmon më së miri barbarinë e shtetit serb karshi shqiptarëve.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2538493012841747&set=a.507929252564810&type=3&theater