Bardhyl Mahmuti: Kriminale nga ana e KQZ-së, emri im nuk figuron në listën e votuesve
Veprimtari shqiptar që jeton në Zvicër, Bardhyl Mahmuti përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë me dije se emri i tij nuk figuron në listën e votuesve për zgjedhjet e 14 shkurtit, ani pse ai thotë se ka aplikuar me kohë.
“Para përfundimit të afatit për shpalljen e listave zgjedhore me postë për zgjedhjet e 14 shkurtit, kërkova ndihmën e mediave në Kosovë që të sensibilizohet opinioni publik me dyshimet që shpreha lidhur me mënyrën e përzgjedhjes nga ana e KQZ-së të votuesve nga diaspora. Dyshimet e mia dolën të sakta”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i tij:
EMRI IM NUK FIGURON NË LISTËN E VOTUESVE!
Të dashur miq,
Para përfundimit të afatit për shpalljen e listave zgjedhore me postë për zgjedhjet e 14 shkurtit, kërkova ndihmën e mediave në Kosovë që të sensibilizohet opinioni publik me dyshimet që shpreha lidhur me mënyrën e përzgjedhjes nga ana e KQZ-së të votuesve nga diaspora.
Dyshimet e mia dolën të sakta. Përkundër asaj se kam aplikuar me kohë dhe kisha shprehur gatishmërinë që të përgjigjesha në telefon nga ora 07:00 e mëngjesit, deri në 23 e mbrëmjes, askush nuk më kontaktoi dhe emri im nuk figuron në listën e votuesve.
Kjo formë e mosrespektimit të të drejtës për votë është mënyrë kriminale e të vepruarit nga ana e KQZ-së dhe, si e tillë, duhet të dënohet!
Uroj që PZAP të marrë parasysh ankesën time dhe të ma mundësojë të drejtën që më takon.
Me respekt
Bardhyl Mahmuti