Bardhyl Mahmuti ngushëllon familjen Thaçi

17 mars 2025 | 07:25

Ish-drejtuesi i Grupit Diplomatik të UÇK-së dhe kryetar i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”, Bardhyl Mahmuti ka ngushëlluar familjen Thaçi, me rastin e ndarjes nga jeta të babait të ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçit.

Gjithashtu ka ngushëlluar edhe bashkluftëtarët e drejtuesit politik të UÇK-së dhe çdo shqiptar që ndien dhembje për ndarjen nga jeta të babait të ish-presidentit Thaçi.

Bardhyl Mahmuti ka theksuar se ndarja nga jeta e Haxhi Thaçit, babait të presidentit Thaçi, ka shkaktuar një dhembje të dyfishtë edhe për vuajtjet që përjetoi pesë vitet e fundit të jetës së tij, për shkak të padrejtësisë së madhe që Gjykata Speciale i shkaktoi familjes së tyre.

“Ndarja nga jeta e Haxhi Thaçit, babait të presidentit Thaçi, ka shkaktuar një dhembje të dyfishtë edhe për vuajtjet që përjetoi pesë vitet e fundit të jetës së tij, për shkak të padrejtësisë së madhe që gjykata Speciale i shkaktoi familjes së tyre. Ngushëllimet më të sinqerta për Hashimin, Ganiun, Nazmiun, Blerimin, Endritin dhe të gjithë anëtarët e familjes Thaçi! Ngushëllime bashkëluftëtarëve të drejtuesit politik të UÇK-së, z. Hashim Thaçi! Ngushëllime çdo shqiptari që ndien dhembje për humbjen e këtij burri që i dha shumë historisë moderne të Kosovës!”, ka shkruar në Facebook Bardhyl Mahmuti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muhamet Mavraj, publicist dhe bashkëveprimtar, ngushëllon familjen Thaçi dhe mbarë…