Bardhyl Mahmuti: Për Dhomat e Rrezillëkut turpi nuk është asgjë!

21 mars 2025 | 21:16

Ish-drejtuesi i Grupit Diplomatik të UÇK-së dhe kryetar i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”, Bardhyl Mahmuti, ka komentuar vizitën e ish presidentit Hashim Thaçi sot në Kosovë.

Ai ka shkruar në Facebook se është e neveritshme arroganca e njerëzve të armatosur në shoqërimin e ish-presidentit Thaçi te varri i babait.

“E neveritshme arroganca e njerëzve të armatosur në shoqërimin e presidentit Thaçi te varri i babait! Për ata që komandohen nga Dhomat e Rrezillëkut, turpi nuk është asgjë!”, ka shkruar Bardhyl Mahmuti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë të diel, artistja e talentuar Sindi Muharremi do të…