Bardhyl Mahmuti shpallet ‘Qytetar Nderi” i Skenderajt
Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare dhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Bardhyl Mahmuti është shpallur “Qytetar Nderi” i Komunës së Skenderajt.
Ky titull, Bardhyl Mahmutit i është dhënë nga Kuvendi Komunal i Skenderajt me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të kësaj komune.
Në seancën solemne në nderim të veprimtarit Mahmuti kanë marrë pjesë kryetari dhe nënkryetari i Skenderajt, Fadil Nura dhe Sami Lushtaku
Titulli “Qytetar Nderi” i Skenderajt, Bardhyl Mahmuti i është thënë për kontributin e tij si njëri ndër themeluesit e UÇK-së dhe për kontributin e tij në dokumentimin gjenocidit të Serbisë në Kosovë.
Bardhyl Muahmuti është themelues i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur”. Ai është ka botuar disa libra në të cilat pasqyrohen krimet dhe gjenocidi serb në Kosovë.