Bardhyl Mahmuti viziton familjen e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit
Veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, ka vizituar familjet e liderëve të UÇK-së të cilët janë duke mbajtur në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.
Mahmuti ka thënë se këto vizita i ka realizuar në shenjë nderimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
“Vizitë familjarëve të Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit. Në shenjë nderimi për kontributin e madh që kanë dhënë për çlirimin e Kosovës dhe me dhembje të madhe që padrejtësisht mbahen të mbyllur prapa grilave, pas programit të paraparë nga Komuna e Skenderajt me rastin e Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve dhe Martirëve të komunës së Skenderajt, vizitova familjarët e Hashim Thaçit, të Rexhep Selimit, të Jakup Krasniqit dhe të Kadri Veselit! Uroj që sa më shpejt t’i kthehen gjirit familjar dhe Kosovës, sepse nevoja e pranisë së tyre është e madhe!”, ka shkruar Mahmuti në “Facebook”.