Barduani takon zyrtarin ushtarak nga Finlanda, diskutojnë për sigurinë në Kosovë e stabilitetin rajonal

20 mars 2025 | 12:27

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka takuar të enjten në selinë e këtij misioni, Sami-Antti Takamaa, zëvendësshef i shtabit të operacioneve ushtarake të Finlandës.

Ata kanë diskutuar për sigurinë afatgjate në Kosovë, situatën e stabilitetit rajonal dhe përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

“Majorgjeneral Barduani e përgëzoi gjeneralin Takamaa për kontributet e Finlandës në KFOR dhe stabilitetin rajonal. KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij, i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999, për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes, gjithmonë dhe pa paragjykime”, është thënë në njoftimin e KFOR-it në “Facebook”.

KFOR-i është duke punuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjigjes të sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademik Rexhep Qosja ka vizituar sot (e enjte) familjen Thaçi…