Bare largohet nga Espanjoli
28 qershor 2024
| 15:51
Mesfushori shqiptar, Keidi Bare, ka qenë një nga pikat kyçe të skuadrës spanjolle Espanjol, kur këtë sezon arritën të ktheheshin edhe njëherë në elitën e futbollit iberik, La Liga.
Bare bashkë me shokët e skuadrës arritën të ngjiteshin pasi triumfuan kundër ekipeve të tjera në “play-off”-in e La Liga 2.
Klubi katalanas, ka njoftuar publikun ditën e sotme se ka marrë vendimin të mos vazhdojë më bashkëpunimin me mesfushorin, duke e ndërprerë këtu aventurën e Bares.
Tani pritet të shihet se cili klub do ta kërkojë lojtarin, pas një sezoni relativisht të mirë më Espanjolin.