Bare, lojtari i muajit te Espanyoli
12 shkurt 2021
| 17:40
Futbollisti shqiptar Kleidi Bare është zgjedhur lojtari më i mirë i Espanyolit për muajin janar. Pas votave të tifozëve, çmimi i lojtarit të muajit i ka takuar mesfushorit shqiptar.
Bare ka regjistruar pesë ndeshje për Espanyolin që këtë edicion bën gara në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll. Kleidi është transferuar te klubi katalunas në shtator të vitit 2020 nga Malaga.