Barella refuzon ofertën e Al-Hilalit

09 janar 2025 | 13:08

Dëshira e klubit arab Al-Hilal për të pasur mesfushorin zikaltër Nicolo Barrela dhe për ta bërë atë një figurë të markës për Botërorin e Klubeve të ardhshëm është e destinuar të mbetet një ëndërr.

Edhe përballë atyre 18 milionë eurove rrogë vjetore që, sipas gazetës “Gazzetta dello Sport”, i janë propozuar lojtarit italian gjatë udhëtimit të Interit në Riad. Asgjë, sepse përveç faktit që klubi kampion i Italisë nuk ka asnjë dëshirë për ta lënë të largohet, është vetë Nicolo që nuk e sheh veten askund tjetër përveçse në Milano. Pra, jo faleminderit! Kjo nuk do të thotë që Al-Hilal, klub ku luajnë gjithashtu Koulibaly dhe Milinkovic-Saviq, që duket se po synon edhe Salah, i cili është në largim nga Liverpooli me parametra zero, nuk mund të përpiqet sërish në qershor, por dyert janë mbyllur.

Barella, i cili ka refuzuar tashmë ofertat nga klube të mëdha evropiane duke rinovuar me Interin “symbyllur”, do të marrë pjesë në garën amerikane të organizuar nga FIFA, por do ta bëjë këtë me fanellën e Interit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Princi Harry, gruaja e tij Meghan dhe fëmijët e tyre…