Barella vazhdon kontratën me Interin
30 tetor 2021
| 08:25
Pas Lautaro Martinezit, edhe Nicolo Barella raportohet se është pajtuar për të zgjatur kontratën me Interin.
Sipas “Sky Sport”, Barella do ta nënshkruaj kontratën e re në javën e ardhshme. Mesfushori italian do të mbetet i lidhur me “Nerazzurrët” edhe për pesë vite tjera.
Gjithashtu raportohet se krerët e klubit të Interit duan që Barella të jetë kapiteni i tyre i ardhshëm. Me kontratën e re do të ketë edhe rritje të pagës për 24-vjeçarin.