‘Bari i magarit’ mbin mbi asfalt në Dvoran të Suharekës

18 nëntor 2024 | 09:13

Komuna e Suharekës në fillim të vitit 2024 shtroi një rrugë në fshatin Dvoran. Por disa muaj më vonë, rruga nisi të prishet e bari në skaje mbiu mbi asfalt.

“Mbi asfalt është një lloj, këtu i thojmë ‘bar magari’ është shumë…del ai shpërthen, edhe nuk thahet” – ka thënë Mehmet Alia, banor i fshatit Dvoran.

“Po shihet këtu në vendngjarje, këtu është kanalizmi, ka flejtë rruga, u prishë 2 metra përafërsisht, është rrugë kryesore e lagjes. Po kjo mund të prishet edhe më shumë” – ka thënë ai.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka komentuar mbirjen e barit mbi asfalt.

“Unë e pash që ka dalë bari, bari mund të dalë nganjëherë qosheve, por është normale pasi që është një shtresë, por edhe me dy me u shtru, kur ka sasi të mëdha të ujit besoj që ka me mbi” – ka thënë kryetari Muharremaj.

Në anën tjetër, edhe drejtori i Urbanizimit dhe Planifikimit në Komunën e Suharekës, Visar Kuçi ka shpjeguar se rruga në fshatin Dvoran është shtruar me një shtresë.

“Të gjitha asfaltet që shtrohen një shtresë është më problem, cilësia është më e dobët. Në zonat urbane kemi nis shtrimin e rrugëve më dy shtresa asfalt” – ka deklaruar Kuçi. /Kallxo

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raketat balistike ruse kanë goditur një ndërtesë kolektive në Sumy…