Barileva, Prugoci dhe Drenoci i japin mbështetje PDK-së
22 shtator 2019
| 23:39
Kandidatët për deputetë të PDK-së Uran Ismaili, Shqiptar Demaçi, Merita Makolli dhe Migjen Shala kanë mbajtur takim me banorët e Barilevës, Prugocit dhe Drenocit.
Kandidatja për deputete Merita Makolli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se ky ishte një tubim madhështor në përkrahje të Partisë Demokratike të Kosovës.
“Fshatra me shumë patriotë, intelektualë dhe bujqë të vyeshëm. Kërkuam besimin e tyre të shenjtë, për të folur me zërin e tyre. U zotova se nëse marr këtë besim, nuk do jem zëri i qyqes, nuk do jem dora që ngritet lart dhe shkatërron te ardhmen e tyre dhe nuk do jem koka që ulet kur të takohemi përsëri. #PDK #112 #kadriveseli1 #meritamakolli93″, ka shkruar Makolli.
/Epoka e re/