Barkley edhe zyrtarisht largohet nga Chelsea
29 gusht 2022
| 16:39
Mesfushori Ross Barkley nuk do të jetë më lojtar i Chelseat.
Skuadra e Chelsea po bën lëvizjet e fundit për të përmirësuar situatën në klub dhe tani ka shkëputur marrëveshjen me Ross Barkley.
Faqja zyrtare e klubit bën të ditur se palët, me marrëveshje të dyanshme, janë dakorduar që të shkëpusin bashkëpunimin.
Mesfushori kësisoj do të jetë lojtar i ri dhe mund t’i bashkohet ndonjë klubi tjetër në orët e fundit të merkatos.