Barnatoret në qytetin e Rahovecit respektojnë vendimin dhe orarin e kujdestarisë

03 mars 2022 | 11:53

Drejtoresha për Inspeksion në Komunën e Rahovecit, Nora Boshnjaku e shoqëruar edhe nga Inspektori i Tregut, Valon Hoti kanë inspektuar barnatoren “Green Pharmacy”, e cila ka qenë kujdestare gjatë natës së mërkurë, prej orës: 22:00 deri në 07:00.

“Vendim dhe orari i kujdestarisë për barnatoret në qytetin e Rahovecit po zbatohet. Bashkë me Inspektorin e Tregut, inspektuam barnatoren Green Pharmacy, e cila po kujdestaron sonte prej orës: 22:00 deri në 07: 00. Do të vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar që Vendimi mbi kujdestarinë e barnatoreve të zbatohet në vazhdimësi”, ka thënë drejtoresha Boshnjaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Juventusit ka marrë një fitore shumë të rëndësishme…