Barnatorja e shpirtit
16 dhjetor 2019
| 15:51
Berat Armagedoni
Barnatorja e shpirtit
Në vigjilje të vitit 65
të lindjes së tij
e të 49 të poezisë së tij
në një përurim libri të ri
në mbarim të tij
me një libër në dorë
me një tas “Coca Cola”
e me pesë a gjashtë kokrra kikirikë
iu ofrova ta uroja
e t’i merrja një nënshkrim për libër
dhe t’ia bëja këtë pyetje:
tash që u pensionove, mjeshtër
çka është për ty poezia
s’bëri zë
asnjë fjalë s’ma tha
pasi e nënshkroi librin
ma zgjati dhe më tha lexoje kur të kesh nge
dhe po nuk qe ashtu si të kam thënë
dhe nuk ndien shërimin e saj
ndalu pshurrmi të gjithë librat e mi
kur dola nga amfiteatri
të parën punë që bëra
hapa librin dhe lexova paratekstin e tij:
“Poezia është,
mik i dashur,
meqë dëshiron ta dish,
një barnatore e shpirtit”