Barnieri: Ende ka shumë punë për të arritur pakt për Brexitin
Negociatori i Bashkimit Evropian (BE) për Brexit, Michal Barnier, ka thënë se duhet mbushur të gjitha hapësirat në procesin e diskutimeve për largimin e Britanisë nga BE-ja, derisa është duke ecur koha dhe të dyja palët janë duke bërë përpjekje për të arritur një marrëveshje.
Barnieri i ka thënë agjencisë së lajmeve, “The Associated Press”, të enjten se “ne duhet të punojmë shumë” për të arritur një pakt.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për lëvizjen e mallrave në kufirin irlandez, palët nuk kanë arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët.
Britania planifikon të largohet nga Bashkimi Evropian në mars të vitit 2019, mirëpo në mënyrë që të ketë marrëveshje pas Brexitit, ajo duhet të arrihet në këto javë, në mënyrë që parlamentet përkatëse të kenë kohë për shqyrtim.
Barnier nuk ka pranuar të komentojë nëse është arritur mjaftueshëm përparim për të organizuar ndonjë samit të BE-së për Brexitin këtë muaj.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka thënë se kryeministrja britanike, Theresa May “ashtu sikurse ne e vendosur për të arritur një pakt, andaj ne do të kemi një të tillë”.