Barrikadohen dyqanet ne Paris, frikë nga protestat pas raundit të dytë të zgjedhjeve! 30 mijë policë në terren
Dyqanet luksoze në Paris janë barrikaduar duke mbyllur dritaret me panele druri apo metalike, nga frika e protestave të dhunshme, në përfundim të votimeve ditën e sotme.
Sot Franca mban raundin e dytë të zgjedhjeve, teksa ekstremi i djathtë i “Rassemblement National” shihet si pretendent për të fituar. Ndërsa të majtët kanë formuar një aleancë për të penguar fitoren e tyre.
Më shumë se 30,000 policë janë angazhuar për të garantuar qetësinë, ndërsa frika ekziston për protesta të dhunshme kundër të djathtës ekstreme.
Më të pakënaqurit janë padyshim miliona emigrantët e huaj në Francë, që i tremben dëbimit në rast të një fitoreje të Marine Le Pen, por edhe myslimanët, të revoltuar me deklaratën e kësaj të fundit se “do e ndalojë me ligj hixhabin” nëse vjen në pushtet.
Protesta të ngjashme më herët janë shoqëruar me shkatërrime masive, zjarrvënie dhe grabitje të dyqaneve luksoze.