Bart De Wever betohet si kryeministër i ri i Belgjikës
Konservatori Bart De Wever është betuar si kryeministri i ri i Belgjikës, duke bërë betimin përpara mbretit Philippe në pallatin mbretëror në Bruksel, së bashku me 14 anëtarët e qeverisë së tij.
Udhëheqësi 54-vjeçar, i cili kaloi 12 vjet si kryebashkiak i Antwerp-it, është separatisti i parë flamand që kryeson qeverinë federale në Belgjikë, transmeton klankosova.tv.
Bart De Wever ka premtuar të jetë më i rreptë në politikën e azilit, sigurinë dhe të “shpërblejë punën” duke kufizuar të drejtën e përfitimeve të papunësisë në dy vjet.
Pothuajse, tetë muaj pas zgjedhjeve legjislative, të shënuara nga fitorja e partisë së tij, N-VA, ai do të çojë vendin djathtas me katër partitë partnere të koalicionit.
Ekipi i ri pason atë të liberalit Alexander De Croo në vend që nga tetori 2020, e cila shënon kthimin në pushtet të ”Aleancës së Re Flamane” (N-VA).