Bartomeu: Messi dëshiron ta përfundojë karrierën në Barcelonë

13 korrik 2020 | 14:42

Tifozët e Barcelonës ende janë në ankth pasi kapiteni i tyre Lionel Messi po futet në vitin e fundit të kontratës.

Yllit argjentinas i skadon kontrata me Barcelonën në verën e vitit 2021, ndërsa ende nuk ka pranuar rinovimin me klubin. Gjithsesi ka qenë presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu që është përkujdesur për t’i gëzuar tifozët katalunas, duke thënë se janë duke biseduar me Messin për rinovimin e kontratës.

“Ne kemi folur, po flasim dhe do të vazhdojmë të flasim me Messin për vazhdimin e kontratës. Messi dëshiron ta përfundojë karrierën e tij te Barcelona, ne patjetër do të rinovojmë me të dhe unë nuk kam dyshime për këtë”, ka thënë Bartomeu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur të mbahet vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit…