Bartomeu: Nuk largohem, me Messin fitojmë trofe

27 tetor 2020 | 11:44

Në Barcelonë të gjithë shpresonin që Josep Maria Bartomeu të jepte dorëheqje.

Ndryshe nga opinioni sportiv, dëshira e tifozëve apo dhe e disa lojtarëve, presidenti i Barçës vendosi të mos largohet, pavarësisht se gjithçka është kundër tij.

Bartomeu kapet pikërisht pas atij që i rrezikoi më shumë poltronin e presidentit, Leo Messi.

“E kuptoj që Messi është i mërzitur, ne nuk mund ta lejonim të largohej pasi ai është çelësi i projektit dhe shpresojmë që në ditët në vijim të dalë e të thotë se dëshiron të qëndroj dhe të rinovoj kontratën”, u shpreh Bartomeu duke u ndalur më pas tek ideja për të dhënë dorëheqje: “Për shkak të Messit nuk e kam mëndur kurrë të jap dorëheqjen. Projekti është shumë interesat me lojtarë të rinj dhe me veteranë si Leo. Mendoj se më të mund të fitojmë një titull këtë sezon”, u shpreh presidenti i Barcelonës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia Federale e Gjermanisë, sot, në një ceremoni të organizuar…