Bartra: Vinisiusi më shau tri herë nënën
14 janar 2019
| 17:49
Reali i Madridit siguroi fitoren e parë në kampionat për vitin 2019, duke fituar 2-1 në një fushë të vështirë si ajo e Betisit.
Ndeshja ishte e fortë dhe dhuroi gjithçka, madje nuk munguan as thumbimet dhe përplasjet midis lojtarëve.
Protagonistët ishin Vinisius i Realit dhe Mark Bartra i ekipit vendas. Ish-katalanasi ka treguar për “Marca” episodin e ndodhur me sulmuesin brazilian, duke pretenduar se është ofenduar nga ai. “Vinisius kalonte më shumë kohë i shtrirë në fushë sesa në këmbë. I thashë që duhet t’i jepte fund simulimeve, por ai më fyeu tre herë, madje më shau me nënë. Ai ka akoma shumë për të mësuar, por nuk mendoj se këto janë sjellje të denja për një lojtar të Realit të Madridit”, ka thënë Bartra.