Barty shkruan historinë, e para në renditjen botërore
Tenistja australiane Ashleigh Barty ka shkruar historinë, duke u ngjitur për herë të parë në karrierë në krye të renditjes botërore për femra.
Triumfi në Roland Garros dy javë më parë dhe ai në Birmingham fundjavën e kaluar, i kanë dhënë tenistes australiane kreun e renditjes botërore, me 6.540 pikë.
23-vjeçarja australiane rikthen vendin e saj në krye të renditjes botërore pas 43 vitesh, që nga koha e Evonne Cawley. Bie nga froni tenistja japoneze Naomi Osaka, e dyta me 170 pikë më pak. Te meshkujt nuk ka ndryshime, teksa në krye qëndron serbi Novak Djokoviq, me 12.145 pikë, i shkëputur ndjeshëm nga ndjekësit (mbi 4000 pikë ndaj Nadal, i dyti). 5 të parët te meshkujt nuk kanë ndryshme, me Federer në vendin e tretë, që ndiqet nga Thiem e Zverev. /Telesport/
Renditja, “top-5” meshkuj
1.Novak Djokoviq 12.145 pikë
2.Rafael Nadal 7.945 pikë
3.Roger Federer 6.620 pikë
4.Dominic Thiem 4.595 pikë
5.Alexander Zverev 4.405 pikë
Renditja, “top-5” femra
1.Ashleigh Barty 6.540 pikë
2.Naomi Osaka 6.377 pikë
3.Karolina Pliskova 5.685 pikë
4.Kiki Bertens 5.425 pikë
5.Angelique Kerber 4.685 pikë