Baseli ‘blindon’ Xhakën
11 shtator 2020
| 13:30
Mesfushori Taluant Xhaka ka nënshkruar kontratë të re me Baselin deri në vitin 2024.
Lajmi është konfirmuar nga klubi i madh zviceran. “Jam i entuziazmuar që Taulanti ka vazhduar kontratën edhe për tri vjet. Ai është pjesë e rëndësishme e klubit”, ka thënë presidenti i klubit, Bernhard Burgener. E gjithashtu i lumtur për këtë kontratë të re është edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare.
“Është e vështirë ta shpreh me fjalë se sa shumë kanë rëndësi për mua ky klub, ky qytet dhe fansat e mrekullueshëm të klubit. Jam krenar të mbrojë ngjyrat e klubit”, ka thënë Xhaka