Basha: 25 prilli është fundi i Ramës

02 shkurt 2021 | 17:29

I bindur se 25 prilli do jetë fundi i Edi Ramës, sulmet e bëra ndaj tij, Lulzim Basha, i ka cilësuar gajasje bajate të kreut të qeverisë shqiptare.

Vetëm pak minuta pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar programin ekonomik të Partisë Demokratike mishërim të karakterit të Lulzim Bashës, kryedemokrati i ka numëruar dështimet në 8 vite qeverisje, duke e nisur me taksën progresive, për të cilën përpara gazetarëve, Rama është shprehur se pas zgjedhjeve do ta rishikojë.

Ndryshe nga Edi Rama, i cili nuk do të bëjë fushatë me taksat, Lulzim Basha ka thënë se votën e shqiptarëve do ta kërkojë mbi angazhime konkrete që synojnë rimëkëmbjen e ekonomisë përmes një plani të detajuar.

Gazetarët i parapërgatit se strategjia e vetme e Ramës deri në zgjedhje do jetë sulmi i opozitës dhe programit të demokratëve.

Ndryshe nga kryeministri, i cili ka deklaruar se pakti i 2017 me Bashën kishte për qëllim largimin e LSI-së, kryedemokrati ka konfirmuar vijueshmërinë e koalicionit dhe ndarjen e pushtetit me aleaten e tij.

Basha ka premtuar se pas ardhjes në pushtet qeveria e tij do të anulojë çdo kontratë korruptive e klienteliste përfshirë edhe atë të aeroportit “Nënë Tereza”.

Lidhur me deklaratën e ambasadores amerikane e cila ka kërkuar nga liderët politikë të mos kandidojnë persona me rekorde kriminale, Basha ka thënë se deputetë me të shkuar të tillë gjenden në kampin kundërshtar./tvklan/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
03.02.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…