Basha: Askush nuk mund ta njollosë luftën e UÇK-së

21 korrik 2020 | 11:47

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë është pritur në takim nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Gjatë takimit Basha e Ahmeti kanë diskutuar për ngjarjet e fundit në zhvillimet politike në vend.

Basha ka deklaruar se angazhimi i parë që ka marrë në këtë vizitë është që bashkërendimi të jetë i plotë edhe me forcat politike në Kosovë.

Po ashtu, Basha ka thënë se për proceset e rëndësishme si ai i dialogut me Serbinë kërkohet një bashkërendim në mes të ShBA-së dhe Bashkimit Evropian.

“Një mbështetje totale e pakushtëzuar ndaj forcave politike në Kosovë. Nuk ka vend për mësimdhënie. Shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet Kosovës është heqja dorë nga protagonizmi i pavend, që është shfrytëzuar për konsum të brendshëm”, është shprehur Basha.

Ndërsa rreth propozimaktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Basha ka thënë se askush nuk mundet ta njollos luftën çlirimtare që ishte luftë mbrojtëse ndaj agresorit.

“Sa i përket gjykatës e kam përmend edhe në takimet e djeshme. E para askush dhe asgjë nuk mund ta njollos luftën e pastër e të mbrojtjes të UÇK-së”.

“Kosova dhe kosovarët kanë qenë çdoherë në mbrojtje të pragut të tyre dhe janë përballur me agresorin, prej ku janë bërë masakra e gjenocid nga Serbët. Nga përballja me drejtësinë do të fitojë sërish populli i Kosovës”

“Uroj që drejtësia ndërkombëtare të vendos peshoren që nuk anon dhe të dënoj ata që kryen gjenocid dhe vranë njerëz të pafajshëm në Kosovë e vende tjera”, ka deklaruar Basha.

Ndërsa kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pasi ka falënderuar Bashën për vizitën është shprehur se nevojitet një kohezion i faktorit politik shqiptar.

Sipas tij, ky është një vit vendimtar për Kosovën, jo vetëm sa i përket dialogut e Gjykatës Speciale, por është periudhë e vështirë për Kosovën.

“Kjo është periudhë e vështirë për Kosovën edhe në politikën e jashtme të Kosovës nuk po flas vetëm për gjykatën, por edhe për dialogun, kësaj i shtohet edhe kriza ekonomike dhe them se ndihma e Shqipërisë është më se e nevojshme për Kosovën”, ka thënë Ahmeti.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/766252020583727/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivistja e njohur nga Suedia, Greta Thunberg, ka njoftuar përmes…